Sport

Barça një të padëshirueshëm, po e shtyn për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon...

Katalanasit po negociojnë për largimin e një prej të padëshiruarve të saj drejt Al-Nassr.

3 Gusht 2023, 12:20 Nga DOSJA
Barça një të padëshirueshëm, po e shtyn për

SPANJE - Ndërsa dosja e Dembélé është në mendjen e të gjithëve dhe anësori francez zuri vend në tribunë gjatë fitores miqësore kundër AC Milan (1-0), Barça po punon për të pakësuar organikën e saj dhe për t'u çliruar nga pagat më të mëdha. 

Pasi Nico Gonzalez u largua për në Porto, tani është Clément Lenglet ai që duhet të largohet nga Katalonja.  Dhe francezi (15 ndeshje) mund të zbarkojë në Arabinë Saudite. 

Jo në planet e Xavit dhe klubit ‘blaugrana’, që do të dëshironte të kursente pagën e tij të madhe, Clément Lenglet mund të marrë drejtimin për te Al-Nassr, klubin e Cristiano Ronaldos dhe Sadio Mané. 

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça është duke negociuar largimin e mbrojtësit të tyre në Arabinë Saudite. Mbetet për të bindur lojtarin 28-vjeçar që kërkon Evropën, por një pagë tërheqëse në Gjirin Persik, mund të bëjë që francezi të pranojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll