Sport

Bosnja bëhet me trajner të ri, ish-futbollisti i Barcelonës do të marrë drejtimin...

Faruk Haxhibegic do të pasohet nga Meho Kodro

3 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
Bosnja bëhet me trajner të ri, ish-futbollisti i Barcelonës do

BOSNJE - Kombëtarja e futbollit të Bosnjë-Hercegovinës ka një trajner të ri. Pas një fillimi katastrofik në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Faruk Haxhibegiç u shkarkua dhe në vend të tij zuri Meho Kodro.

Sipas “Dnevni Avaz” nga Sarajeva, Kodro do të debutojë në stolin e kombëtares kundër Lihtenshtajnit më 8 shtator, në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

Kujtojmë se Kodro ka qenë tashmë një herë trajner i Bosnjë-Hercegovinës. Detyrën e përmendur e ka mbajtur në vitin 2008, në periudhën janar-maj, por bashkëpunimi është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve me liderët e federatës.

Ky 56-vjeçar e ka nisur karrierën e tij futbollistike në Velež të Mostarit, ndërsa ka luajtur edhe për Real Sociedad, Barcelona, ​​Tenerife, Alaves dhe Maccabi Tel Aviv.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Meho Kodro ka drejtuar ekipin B të Real Sociedad, Sarajevën, Servet, Stade Lozanne dhe kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll