Bota

Ndarja e bujshme pas 18-vitesh martesë! Tre fëmijët do të qëndrojnë me kryeministrin kanadez

3 Gusht 2023, 09:15 Nga f.i
Ndarja e bujshme pas 18-vitesh martesë! Tre fëmijët do të
Justin Trudeau dhe Sophie Gregoire Trudeau

KANADA- Fëmijët e kryeministrit kanadez Justin Trudeau do të vazhdojnë të jetojnë me të pas ndarjes nga gruaja e tij Sophie, e cila tashmë është larguar nga shtëpia, raportojnë mediat e huaja.

Një zyrtar i njohur me çështjen tha se Trudeau do të vazhdojë të jetojë në Rideau Cottage në Otava, ku ai ka jetuar që nga viti 2015 dhe fëmijët do të jetojnë kryesisht atje për të ruajtur stabilitetin. Sophie do të vizitojë shpesh Rideau Cottage për të qenë me fëmijët dhe për të qëndruar atje sa herë që Trudeau udhëton.

“Ata mbeten një familje dhe Sophie dhe Kryeministri janë të fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre në një mjedis të sigurt, të dashur dhe bashkëpunues. Familja do të jetë së bashku me pushime duke filluar nga java e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë dyshja njoftuan në deklaratat e postuara në Instagram ndarjen e tyre dhe se e morën vendimin pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira”.

justin trudeau

Sondazh

Poll