Aktualitet

Humbi punën pas djegies së hotelit në Rodos, i riu shqiptar bie pre e mashtrimit në Greqi

Mësohet se disa mashtrues e kanë marrë në telefon të riun dhe i janë prezantuar si llogaritari i hotelit që ai punonte para se të digjej dhe i kanë kërkuar një ndihmë urgjente prej 250 eurosh.

3 Gusht 2023, 09:26 Nga f.i
Humbi punën pas djegies së hotelit në Rodos, i riu shqiptar bie
foto ilustruese

GREQI- Zjarret në Greqi shkaktuan dëme të mëdha dhe mes situatës së alarmuar, kishte nga ata që përfituan nga varfëria e njerëzve që humbën pronat apo vendet e tyre të punës në zjarrin e madh në Rodos. Kështu ndodhi dhe me një 22-vjeçar shqiptar, i cili punonte në një nga hotelet e djegura në Rodos dhe ra pre e një mashtrimi, shkruan Protothema.

Mësohet se disa mashtrues e kanë marrë në telefon të riun dhe i janë prezantuar si llogaritari i hotelit që ai punonte para se të digjej dhe i kanë kërkuar një ndihmë urgjente prej 250 eurosh.

Kështu, ai nuk dyshoi se kishte të bënte me një mashtrues, sërish “kontabilisti” i kërkoi t’i transferonte shumën prej 540 eurosh, në mënyrë që t’ia kthente së bashku me kompensimin, atëherë ai ka thënë se paratë i ka depozituar dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim.

I riu shqiptar e ka denoncuar mashtrimin në Sigurim dhe autoritetet po hetojnë për identifikimin e autorit.

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll