Aktualitet

Shpërthim tritoli në Krujë/ Nuk dihet shënjestra, DETAJET e para

3 Gusht 2023, 08:00 Nga f.i
Shpërthim tritoli në Krujë/ Nuk dihet shënjestra, DETAJET e
pamje nga vendngjarja

KRUJË- Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi te lagjes Zim Zenel të këtij qyteti. Shpërthimi ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Krujë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Raportohet se si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë. Ende nuk dihet se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shperthim tritoli ne kruje kruje

Sondazh

Poll