Aktualitet

Qëlloi me armë në sherrin në Hamallaj, ish-gardisti Martin Nikolli dhe vëllai i tij dalin para togave të zeza, Gjykata i lë në burg

50-vjeçari, më herët me detyrë nën Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë, ka përdorur armën e shërbimit jashtë orarit të punës, gjatë një konflikti në Hamallaj në Durrësit.

2 Gusht 2023, 11:52 Nga k.m.
Qëlloi me armë në sherrin në Hamallaj, ish-gardisti Martin
Pamje nga Gjykata

DURRËS- Alfred dhe Martin Nikolla janë në "arrest me burg" nga Gjykata e Durrësit, pas dhunës së ushtruar në Hamallaj. Ish-punonjësi i Gardës, Martin Nikolla qëlloi me armën e shërbimit në ajër, gjatë një konflikti mes dy familjeve në Durrës, disa ditë më parë. 50-vjeçari, më herët me detyrë nën Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë, ka përdorur armën e shërbimit jashtë orarit të punës, gjatë një konflikti në Hamallaj në Durrësit. Edhe pse ai u justifikua se e kishte bërë për të ndalur përplasjen e dhunshme me anëtarët e familjes Kaçi.

Pas publikimit të lajmit dhe të videos të përplasjes, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, gardisti Martin Nikolli u përjashtua nga radhët e Gardës.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre./Dosja.al

martin nikolla dhunon familjen kaci alfred nikolla

Sondazh

Poll