Aktualitet

2 vite shërbim në Shqipëri! I Ngarkuari me Punë Demian Smith kthehet në Uashington

Në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane janë ndarë edhe fotot nga takimet e tij të fundit në Tiranë.

2 Gusht 2023, 09:54 Nga k.m.
2 vite shërbim në Shqipëri! I Ngarkuari me Punë Demian Smith
Demian Smith

TIRANË- Pas largimit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pas saj radhën duket se e e ka edhe i ngarkuari me punë, Demian Smith. Pas 2 vitesh shërbim në Shqipëri, ai takoi sot bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, pasi do të kthehet në Uashington. Ndërkohë që në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane janë ndarë edhe fotot nga takimet e tij të fundit në Tiranë.

"Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Zëvendës Shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri. Ekipi i Ambasadës u mblodh për t'i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës. Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith!,"-shkruhet në postimin e Ambasadës.

POSTIMI I PLOTË:

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik. Ai ka shërbyer edhe në Tailandë, Serbi dhe Indi. Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

demian smith yuri kim ambasada e shba ne shqiperi

Sondazh

Poll