Aktualitet

Godet me grushte policin, arrestohet 67-vjeçari në Librazhd

Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një person, i cili ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte efektivin. 

2 Gusht 2023, 10:54 Nga k.m.
Godet me grushte policin, arrestohet 67-vjeçari në Librazhd
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 67-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar një efektiv policie, i cili ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një person, i cili ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte efektivin. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

 

librazhd

Sondazh

Poll