Aktualitet

Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbi 3.900 mbërrijnë në vend këtë mëngjes

Mbi 3.900 udhëtarë dhe 1.128 automjete mbërritën mëngjesin e sotëm me tre tragete në portin detar të Durrësit.

2 Gusht 2023, 10:43 Nga k.m.
Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbi 3.900
Foto ilustruese

DURRËS- Pushimet e gushtit kanë sjellë edhe rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Mbi 3.900 udhëtarë dhe 1.128 automjete mbërritën mëngjesin e sotëm me tre tragete në portin detar të Durrësit.

Deri më tani, dy tragetet e linjës Bari-Durrës dhe trageti i Ankonës u ankoruan në portin e Durrësit paraditen e së mërkurës, ndërsa në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjera nga Bari.

porti i durresit

Sondazh

Poll