Sport

Sot dita e Neymar, rikthehet kundër Interit

Një rikthim i rëndësishëm për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili po vjen nga muaj të vështirë për shkak të një dëmtimi të rëndë.

1 Gusht 2023, 12:10 Nga DOSJA
Sot dita e Neymar, rikthehet kundër Interit

FRANCE - Neymarini cili nuk është parë në fushë që prej 19 shkurtit, duhet të luajë në ndeshjen e sotme miqësore mes parizienëve dhe Interit shkruajnë mediat italiane.

Një rikthim i rëndësishëm për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili po vjen nga muaj të vështirë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Në fakt, 19 shkurti i lartpërmendur ishte dita e ndeshjes kundër Lille, gjatë së cilës ai mori një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.

Me Ligue 1 që tashmë dukej se ishte e sigurt dhe Liga e Kampionëve e komprometuar (duke pasur parasysh eliminimin në 1/8 finale kundër Bayernit), braziliani vendosi të operohej.

Rikuperimi po ecën sipas planit, por Luis Enrique nuk e ka rikthyer ende në fushë. Dita e duhur mund të jetë sot, edhe me kohë të kufizuar, kundër Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll