Politike

Franca kundër hapjes së negociatave/ Monika Kryemadhi: Kjo është të ngresh armët dhe të bësh revolucion

17 Tetor 2019, 06:07 Nga DOSJA
Franca kundër hapjes së negociatave/ Monika Kryemadhi: Kjo

Tiranë- Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh është kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se faji bie mbi qeverinë shqiptare.

Çështjen e azilkërkuesve shqiptarë e përmendi edhe Macron ditën e sotme, duke thënë se nga Shqipëria janë me mijëra. Është politika shqiptare ajo që nuk ka krijuar kushtet, nëse Shqipëria do të ishte mirë, pse ikin shqiptarët në azil?  Nëse ti ke një shpërngulje të popullsisë në atë masë që kemi sot, vjen si rrjedhojë e keqqeverisjes.  Po të lexosh raportet e ekonomisë dhe të DASH, duhet të ngresh armët dhe të bësh revolucion.  Por ka një problem, ne nuk na bën më përshtypje asgjë, ka patur një inflacion të madh informacioni.  Në këtë dehrexhe ka arritur familja shqiptare, që kur bie në gjumë thotë sot ia arritëm e kaluam ditën, por si do t’ia bëjmë nesër,” tha Kryemadhi.

Kancelarja Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron nuk ndryshon qëndrim ndaj Shqipërisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be 2019 negociatat me be 2019

Sondazh

Poll