Aktualitet

FNSH zbarkon në Shkozë/ IKMT në aksion për prishjen e ndërtesave, banorët: Jemi të terrorizuar nga Policia (VD)

17 Tetor 2019, 05:31 Nga DOSJA
FNSH zbarkon në Shkozë/ IKMT në aksion për prishjen e

Tiranë- Vijon prishja e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Që prej mëngjesit të sotëm forca të shumta policie, mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbërritur në Shkozë, ku IKMT-ja shembi edhe banesën e dytë. Ndërkohë që vijon aksioni për shembjen e një banese tjetër.

Banorët janë shprehur se ndihen të terrorizuar nga prezenca e madhe e policisë që prej mëngjesit.

“Kanë ardhur me skafandra dhe me pajisje të rënda ushtarake, kujtova se kishte alarm për bombë, aq shumë policë kanë ardhur”, shprehet një prej banorëve.

Te vendi i ngjarjes është edhe ish-deputeti Aldo Bumçi,  i cili është shprehur se kjo që po ndodh është kafshëri. “Kjo është kafshëri, mizori, kjo që po ndodh këtu. Duan ta shesin sikur kjo është normale”, është shprehur deputeti Aldo Bumçi.

Gjatë përplasjes me policinë një ditë më parë, ku u prish 1 ndërtesë, u arrestuan edhe  4 persona. Banorët deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, janë të legalizuara dhe një tjetër në proces. Dje ata i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e IKMT-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasje në shkozë prishja e ndërtesave në shkozë përplasje në shkozë prishja e ndërtesave në shkozë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 16:45

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit” teksa protestonin para ...