Sport

Ju kujtohet Diego Costa? Kërkohet nga brazilianët e Vasco da Gama-s...

Pasi ka ndërprerë marrëdhënien me skuadrën angleze, sulmuesi i njohur braziliano-spanjol, është i lirë

31 Korrik 2023, 12:37 Nga DOSJA
Ju kujtohet Diego Costa? Kërkohet nga brazilianët e Vasco da Gama-s...

BRAZIL - Sipas lajmeve, të së përditshmes sportive spanjole ‘Marca’, të dielën kanë nisur negociatat mes Vasco da Gama dhe Diego Costa, ish-sulmuesi i Wolverhampton, i cili i dha fund lidhjes me klubin anglez dhe është i lirë në merkato.

Klubi brazilian beson se cilësia dhe përvoja e sulmuesit 34-vjeçar mund të jenë vendimtare në përmirësimin e performancës së ekipit dhe ngritjen e renditjes. Vasco da Gama zë vendin e fundit pas 17 raundeve dhe kërkon përforcime shumë të nevojshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll