Sport

Zhurma bëhet për Arabinë Saudite, por Premier League thyen çdo rekord në shpenzimet e merkatos së verës!

Skuadrat angleze kanë shpenzuar në merkato sa dyfishi i shpenzimeve në kampionatet e tjera të mëdha europiane në merkaton e verës.

31 Korrik 2023, 12:32 Nga DOSJA
Zhurma bëhet për Arabinë Saudite, por Premier League thyen

ANGLI - Ndërkohë që periudha e transfertave verore në futboll vazhdon me shpejtësi, Premierliga angleze ka qenë liga që ka shpenzuar më shumë deri më tani. 

Ekipet angleze shpenzuan 1 miliardë e 340 milionë euro për lojtarët që shtuan në skuadrat e tyre. Klubi që ka paguar më së shumti transfertë në këtë periudhë deri më tani është Arsenali, i cili ka shtuar në listën e tij Declan Rice për 116.6 milionë euro.

Premierliga pasohet nga Seria A me 531 milionë euro, e ndjekur nga Liga franceze me 456 milionë euro në vendin e 3-të. Ndërsa skuadrat në Bundesligë shpenzuan 448 milionë euro, Arabia Saudite, e cila tronditi tregun e transferimeve në mbarë botën, zuri vendin e 4-të me 301 milionë euro. 

Skuadrat e La Ligës, ku Real Madridi shpenzoi 103 milionë euro vetëm për Bellinghamin, tani kanë shpenzuar 250 milionë euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll