Sport

Flamengo shkarkon përgatitësin fizik, i cili sulmoi Pedro, por ndëshkon edhe lojtarin

Ende nuk është përcaktuar gjendja e trajnerit, Jorge Sampaoli

31 Korrik 2023, 12:22 Nga DOSJA
Flamengo shkarkon përgatitësin fizik, i cili sulmoi Pedro, por

BRAZIL - Flamengo vendosi të shkarkojë Pablo Fernández, përgatitësi fizik i ekipit teknik të Jorge Sampaolit, i cili sulmoi Pedron me grusht në fytyrë, pas ndeshjes me Atlético-MG, që sapo kishte fituar klubi nga Rio, me rezultatin 2-1.

Lojtarët e mbetur në skuadër bënë presion mbi klubin, që të vendoste për shkarkimin dhe situata e trajnerit nuk është ende e qartë, pasi, sipas shtypit brazilian, Marcos Braz dhe drejtori Bruno Spindel do të kenë një takim me Sampaolin, i cili mund të jetë vendimtar.

'Globo Esporte' sqaron, se në favor të trajnerit ka çështje ligjore të kontratës, si dhe fazën e mirë që po kalon skuadra në fushë. Presidenti Rofolfo Landim, i cili ndodhet në Miami, do të ketë një fjalë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.

Edhe pse ishte viktimë e agresionit, sulmuesi Pedro do të dënohet nga klubi, ndoshta me gjobë, për refuzimin e nxemjes gjatë takimit me Atético-MG. Kujtojmë që ishte ky vendim, bëri trajneri fizik Pablo Fernández, të humbiste mendjen dhe të sulmonte lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll