Sport

Imazhi i parë i Sergio Ricos në spital…

Bashkëshortja e tij, Alba Silva, ka shpërndarë foton

31 Korrik 2023, 12:13 Nga DOSJA

Imazhi i parë i Sergio Ricos në spital…

SPANJE - I shtruar që nga 28 maji në një spital në Sevilles, pasi pësoi një dëmtim traumatik në tru, pas një aksidenti me një kalë, bashkëshortja e Sergio Rico ndau në rrjetet sociale foton e parë të portierit të PSG-së që nga shtrimi në spital.

“Nuk kam shumë për t’ju ​​mësuar apo thënë, ose ndoshta kam, sepse mund të shkruaj një libër me të gjitha emocionet që kam ndjerë në këta dy muaj, por preferoj të qëndroj me atë që është e rëndësishme, që jemi mirë dhe se nuk do kem një jetë tjetër të falenderoj kaq shumë dashuri në çdo gjest dhe mesazhet tuaja. Faleminderit dhe më shumë faleminderit”,- ka shkruar Alba Silva në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alba Silva (@albasilvat)

Ka reaguar bashkëshortja e Di Marías, Jorgelina Cardoso. "Të dua, Albita, je e madhe. Një përqafim shumë i fortë për të dy."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll