Aktualitet

DETAJET/ Merr flakë makina e turistit gjerman në Përmet, policia zbulon çfarë ndodhi

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

31 Korrik 2023, 08:54 Nga m.s
DETAJET/ Merr flakë makina e turistit gjerman në Përmet, policia
foto ilustruese

PËRMET- Një turist gjerman ka shpëtuar pa lëndime, pasi mjeti në të cilën udhëtonte ka marrë flakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përmet, ku automjeti i një turisti gjerman me inicialet K.D., ka marrë flakë, ndërsa ky i fundit ishte në qytetin e Përmetit.

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si rrjedhojë e një shkëndije elektrike në bateri. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në Përmet, mbrëmjen e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri, automjeti i shtetasit K. D., turist gjerman, mori flakë te pjesa e baterisë. Menjëherë, në vendin e ngjarjes shkruan shërbimet e policisë Përmet dhe shërbimet e zjarrfikëses. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga zjarri në automjet nuk ka asnjë person të dëmtuar, pasi shtetasi K. D., dhe bashkëshortja e tij ndodheshin jashtë automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

turist gjerman permet

Sondazh

Poll