Aktualitet

Kush është gardisti i arrestuar pas dhunës në Hamallaj, nga rekrutimi prej Ndrea Prendit, te shoferi zëvendësues i Nikollës

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.

31 Korrik 2023, 08:22 Nga m.s
Kush është gardisti i arrestuar pas dhunës në Hamallaj, nga
Dhuna ne Hamallaj

Pas shkarkimit nga detyra si pjesë e Gardës, Martin Nikolli u vu në pranga pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku u dhunuan anëtarë të familjes Kaçi. Gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës u përfshi në një konflikt të dhunshëm. 50-vjeçarit iu komunikua masa e ndalimit për sherrin mes familjes së tij me familjen Kaçi në fshatin Hamallaj në Durrës. Ndaj Nikollit rëndojnë tre akuza, ajo e "kanosjes", "plagosjes së rëndë me dashje" dhe "prishjes së qetësisë publike". Pas ngjarjes së rëndë, që sa nuk përfundoi me viktima, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra. Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kush është Martin Nikolli? Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i Gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në Gardë.

Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.

Konfliti mes dy familjeve

Familja Kaçi dhe Nikolli, banorë të lagjes Hidrovor në Hamallaj janë në konflikt me njëra-tjetrën prej kohësh për çështje prone. Situata mes tyre agravoi gjatë fundjavës, teksa ata u përplasën fizikisht. Gjithçka ndodhi teksa 80-vjeçari Pjetër Kaçi, po kalonte rrugën kur katër vëllezërit Nikolli i dolën para dhe nisën debatin mes tyre. Pas ofendimeve, Alfred, Petrit, Arben, dhe Martin Nikolli goditën të moshuarin me sende të forta. Më pas në konflikt u përfshinë dhe djemtë e të moshuarit Kaçi, tre vëllezërit Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi.

martin nikolli lindita nikolli

Sondazh

Poll