Aktualitet

Humb jetën në plazhin e Zvërnecit 73-vjeçari, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Nga të dhënat paraprake të Policisë së Shtetit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

30 Korrik 2023, 22:18 Nga k.m.
Humb jetën në plazhin e Zvërnecit 73-vjeçari, dyshohet se
Foto ilustruese

VLORË- Një 73-vjeçar ka humbur jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit. Nga të dhënat paraprake të Policisë së Shtetit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Shtetasi K. P., 73 vjeç , lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,"-bëri me dije Policia.

 

vlore

Sondazh

Poll