Aktualitet

Sherri në Hamallaj/ Pas gardistit që qëlloi me armë, arrestohet dhe i vëllai

Po ashtu, AMP prangosi vëllain e këtij të fundit, Martin Nikolla, i cili punon gardist dhe njihet edhe shofer i kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

30 Korrik 2023, 22:42 Nga k.m.
Sherri në Hamallaj/ Pas gardistit që qëlloi me armë,
Foto ilustruese

TIRANË- Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunën e shkaktuar sot në Hamllaj, ku ai dhe familjarë të tjerë rrahën anëtarë të fisit Kaçi. Po ashtu, AMP prangosi vëllain e këtij të fundit, Martin Nikolla, i cili punon gardist dhe njihet edhe shofer i kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Gjatë konfliktit Martin Nikolla ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Njoftimi i Policisë Durrës

Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë. Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist). Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie, duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje). Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

martin nikolla dhunon familjen kaci alfred nikolla

Sondazh

Poll