Aktualitet

Shkoi i plagosur në spital, Policia: Refuzon të japë shpjegime,është qëlluar me silenciator sa ka dalë nga shtëpia

I riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar, por ende nuk tregon sesi ka ndodhur ngjarja.

30 Korrik 2023, 22:13 Nga k.m.
Shkoi i plagosur në spital, Policia: Refuzon të japë
Foto ilustruese

BERAT- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje të reja janë mësuar pas plagosjes së të riut në Berat. Sipas Policisë, 27-vjeçari Xhuljano Goga është plagosur me një pistoletë me silenciator, pikërisht para banesës së tij, në segmentin rrugor Spital - Uznovë. I riu sapo kishte dalë nga shtëpia kur është qëlluar, por ende nuk tregon sesi ka ndodhur ngjarja.

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

plagoset xhuljano goga

Sondazh

Poll