Art&Argëtim

E vërteta e sherrit/ E rrahu Oriola dhe Kejvina, Einxhel Shkira tregon si e ‘sqaruan’ modelet: Isha një kundër dy. Kthell

16 Tetor 2019, 19:05 Nga DOSJA
E vërteta e sherrit/ E rrahu Oriola dhe Kejvina, Einxhel Shkira tregon si e

TIRANË– Një konflikt fizik ka “tronditur” botën gjithë shkëlqim dhe xixa të shoëbizit shqiptar. Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy modelet Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”.

Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Einxhieli është parë në rrugë nga patrulla e policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin. 

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.

Edhe pse lajmi i zënies së tyre mori dhenë, Einxhëli vazhdon jetën duke postuar pamje nga shtëpia e saj dhe dedikimeve të fansave. 

Dosja.al ka tentuar që të kontaktojë edhe me modelen Kejvina Kthella por numri i saj është i mbyllur. Por kjo e fundit ka postuar një video në Instagram, ku në sfond dëgjohet kënga “Criminal”. Mesa duket pas sherrit të mbrëmshëm ndjehet e tillë…

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira kejvina kthjella oriola marashi sherr mes vajzave ne tirane einxhel shkira kejvina kthjella oriola marashi sherr mes vajzave ne tirane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Tetor 2019, 15:12

Pamje mahnitëse nga “Bota e Egër”

Konkursin vjetor të fotografisë më të bukur të botës së egër (Wild Life) e ka fituar fotografia e quajtur “The Moment”. Në foto shfaqet momenti kur një dhelpër ...