Art&Argëtim

‘Kam zemër të thyer’/ Kiara Tito rrëfen jetën e vështirë: Kam duruar për shumë, luftoja demonët në kokën

16 Tetor 2019, 18:21 Nga DOSJA
‘Kam zemër të thyer’/ Kiara Tito rrëfen jetën e

TIRANË – Moderatorja Kiara Tito, na ka bërë me dije gjatë postimeve të saj në Instagram, historinë e gjatë të problemeve psikologjike, që ka kaluar gjatë jetës së saj.

‘Unë kam duruar për shumë kohë me një zemër të thyer, kam jetuar pjesën më të madhe të jetës duke qënë konfuze brenda meje, e në të njëjtën kohë duke luftuar me demonët e gjendur në mendjen time.  Nga një shpirt i thyer, në një histori të vazhdueshme dashurie toksike, tashmë jam këtu, më e fortë se kurrë.  Të tëra copëzat e thyera të vetes sime, më në fund janë bashkuar.

Unë jam bërë ajo çfarë e kaluara ime nuk donte të bëhesha, dhe unë e arrita këtë vetëm duke besuar tek vetja ime, dhe duke besuar që unë mund të arrija edhe gjëra të mëdha. Në mes të stuhisë, duhet ti rikujtosh vetes se ti mund të përballosh çdo gjë përpara  teje, dhe çdo gjë që do të të hedhë jeta.

I dërgoj mbështetje dhe suport të tërë atyre që ndihen të shqetësuar për të ardhmen e tyre, dhe ndihen konfuzë për jetën e tyre.’ – është shprehur Kiara në postimin e saj në Instagram.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

psikologji psikologji kiara tito kiara tito

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Tetor 2019, 15:12

Pamje mahnitëse nga “Bota e Egër”

Konkursin vjetor të fotografisë më të bukur të botës së egër (Wild Life) e ka fituar fotografia e quajtur “The Moment”. Në foto shfaqet momenti kur një dhelpër ...