Art&Argëtim

‘Arrogante, bënte si diva!’/ Menaxheri i ‘VIP-ave’ i del në mbrojtje Dafina Zeqirit, i kthehet gazetares: S’e ke tak

16 Tetor 2019, 17:48 Nga DOSJA
‘Arrogante, bënte si diva!’/ Menaxheri i ‘VIP-ave’

TIRANË – Menaxheri i VIP-ave shqiptarë Xhani Demika, ka postuar ditën e sotme në profilin e tij në Instagram, disa foto në të cilat ai flet për të vërtetën që fshihet pas akzuave që gazetarja Suada Daçi ka bërë kundrejt këngëtares Dafina Zeqiri.

Suada Daçi , e cila ka studiuar për Gazetari dhe Juridik, dhe për momentin drejton një emision në Report Tv,  gjatë një interviste tek ‘Mos i fol shoferit’ tha se personazhi i njohur që nuk e honeps dot është këngëtarja Dafina Zeqiri.

Suada ka pranuar se personazh më i keq që ajo ka intervistuar ndonjëherë ka qënë Dafina Zeqiri, duke e konsideruar sjelljen e këngëtares si më arroganten.

 “Dafina Zeqiri, ka ardhur në Tiranë për një koncert dhe kam shkuar t’i marr një intervistë, sjellja e saj prej arrogantje ishte e papranueshme. Ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk sillej ashtu vetëm me gazetarët, por edhe stafin e saj sikur ajo ishte diva me e lartë se të gjithë. Atëherë bëra dhe një shkrim: “Dafina Zeqiri vjen në Tiranë me sjelljen e një dive”. Që atëherë nuk e kam kontaktuar më menaxherin e saj për një tjetër intervistë”- është shprehur gazetarja.

Por mesa duket akuza e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi menaxheri Xhani Demika, në postimet e tij në instagram tha se akuzat e Suadës janë plotësisht të pavërteta, dhe se ajo e bëri të tërën për vëmendje.

Më vjen shumë keq për këto lajme që po lexoj, më vjen shumë keq për mënyrën sesi shprehen për vëmendje, më vjen shumë keq për këto situata, por çuditem sepse unë kam qënë gjithmonë personi që më keni kontaktuar për artistat, dhe unë me mirësjellje jam përgjigjur gjithmonë për ta brenda mundësive. Por, Suada më vjen keq ti kurrë ske qënë prezente për të takuar Dafinën, sepse gjithë këto vite kam qënë prezent kudo që ka qënë edhe Dafina. Një club ka rregulla, në rradhë të parë ti duhet të marrësh leje tek drejtori artistik i një clubi, në rradhë të dytë duhet që clubi të bisedojë për këtë intervistë dhe në rradhë të tretë pse duhet bërë kjo intervistë në mënyrë që të ruhet rroga e punës?

Dhe jam habit pafund për këto deklarata, do thuash kush je ti që reagon. Unë jam një person që punon në club, punoj me artistë dhe e di shumë mirë sesi funksionon, pastaj pashë që keni thënë se keni marrëdhënie shumë të mira me gjithë artistët. Me cilët artistë, me artistët e viteve 1990?

Ata janë dhe do ngelen, por ka ardhur gjenerata e re, fryma e re. Më vjen shumë keq që shof këto reagime dhe më vjenshumë keq që është kjo sjellje nga gazetarët në Shqipëri, atëherë mos u qani nësë artistët On Top nuk ju shkelin në intervista, sepse kjo është arsyeja.”- është shprehur Xhani në postimin e tij në Instagram.

 E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri suada daci xhani demika dafina zeqiri suada daci xhani demika

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Tetor 2019, 15:12

Pamje mahnitëse nga “Bota e Egër”

Konkursin vjetor të fotografisë më të bukur të botës së egër (Wild Life) e ka fituar fotografia e quajtur “The Moment”. Në foto shfaqet momenti kur një dhelpër ...