Art&Argëtim

Burg 14 ditë për aktoren e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, dha 15 mijë dollarë që t’i pranohej vajza në Univer

16 Tetor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Burg 14 ditë për aktoren e “Shtëpiakeve të

SHBA– Aktorja amerikane, e njohur për publikun shqiptar nga seriali  “Shtëpiaket e Dëshpëruara” është dënuar me 14 ditë burg për rolin e saj në një skandal me provimet e pranimit në universitet.

Felicity Huffman pranoi se kishte paguar dikë që të korrigjonte përgjigjet në provimin e pranimit të vajzës.

Në prill, aktorja konfirmoi se do të pranonte akuzat duke u shprehur publikisht se: Pranoj fajësinë për akuzën e ngritur kundër meje nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara. Unë pranoj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia dhe do të pranoj pasojat që rrjedhin nga ato veprime. Më vjen turp nga dhimbja që i kam shkaktuar vajzës time, familjes time, miqve rë mi, kolegëve rë mi dhe komunitetit arsimor. Dua t’i kërkoj falje edhe studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj.

Bashkë me të është akuzuar edhe aktorja tjetër e famshme, Lori Loughlin, e cila ka luajtur në serialin e famshëm “Fuller House”.  Të dyja aktoret ndërhynë dhe dhanë 15,000 $ për provimin e pranimit në Universitet të vajzës së Huffman.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz felicity huffman shtepiake te deshperuara felicity huffman shtepiake te deshperuara

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Tetor 2019, 15:12

Pamje mahnitëse nga “Bota e Egër”

Konkursin vjetor të fotografisë më të bukur të botës së egër (Wild Life) e ka fituar fotografia e quajtur “The Moment”. Në foto shfaqet momenti kur një dhelpër ...