Bota

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori, studiuesit: Thyhet rekordi i 120,000 viteve të fundit

Rekordi i temperaturave ekstreme në botë u shënua më 6 korrik. 

30 Korrik 2023, 15:58 Nga a.l
Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori, studiuesit:
Temperatura të larta

Sipas shkencëtarëve, muaji korrik ka thyer këtë vit rekordin e nxehtësisë. Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se planeti po hyn në një "epokë të vlimit global".

Shkencëtarët bien dakord rritja ekstreme e temperaturave lidhet kryesisht me përdorimin e karburanteve fosile.  Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi ndryshimin e klimës si një "kërcënim ekzistencial" dhe se askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e ndryshimit të klimës, shkruan BBC.

Disa ekspertë besojnë se korriku mund të jetë muaji më i nxehtë në 120,000 vitet e fundit. Rekordi i temperaturave ekstreme në botë u shënua më 6 korrik. 

temperatura te larta

Sondazh

Poll