Bota

Reshje dhe stuhi të forta në Rusi/ Humbin jetën 9 persona, plagosen 27 të tjerë, qindra banesa pa energji elektrike

Trupat e tyre u gjetën në një vend kampingu pranë liqenit Yalchik në rajonin Mari-El. Fotot e postuara nga ministria në aplikacionin Telegram tregonin disa makina dhe tenda të dëmtuara e të shtypura nga pemët e rrëzuara. 

30 Korrik 2023, 14:35 Nga a.l
Reshje dhe stuhi të forta në Rusi/ Humbin jetën 9 persona,
Moti i keq në Rusi

RUSI- Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut në Rusi kanë rrëzuar pemë ndërprerë energjinë elektrike në qindra vendbanime. Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq.

Trupat e tyre u gjetën në një vend kampingu pranë liqenit Yalchik në rajonin Mari-El. Fotot e postuara nga ministria në aplikacionin Telegram tregonin disa makina dhe tenda të dëmtuara e të shtypura nga pemët e rrëzuara. 

Stuhitë ndërprenë furnizimin me energji elektrike në 520 vendbanime, dëmtuan çatitë e 41 ndërtesave të banimit dhe shtatë ndërtesave që ofrojnë shërbime sociale në 8 rajone të ndryshme ruse. 

moti i keq ne rusi

Sondazh

Poll