Bota

'Po e tërheq SHBA-në në një konflikt global'/ Trump thirrje Kongresit: Ndaloni ndihmat ushtarake në Ukrainë

Trump tha se mbështetja duhet të ndalet derisa administrata e Joe Biden të bashkëpunojë me hetimet republikane për marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij.

30 Korrik 2023, 14:43 Nga a.l
'Po e tërheq SHBA-në në një konflikt global'/
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar anëtarëve republikanë të Kongresit të ndalojnë ndihmat shtesë ushtarake për Ukrainën. Trump tha se mbështetja duhet të ndalet derisa administrata e Joe Biden të bashkëpunojë me hetimet republikane për marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ai po e tërheq zvarrë [SHBA-në] në një konflikt global në emër të të njëjtit vend, Ukrainës, që me sa duket i ka paguar familjes së tij të gjitha këto miliona dollarë. Në dritën e këtij informacioni. Kongresi duhet të refuzojë të autorizojë një pagesë të vetme shtesë të rezervave tona të varfëruara... rezervat e armëve në Ukrainë deri në FBI, DOJ [Departamenti i Drejtësisë] dhe IRS [Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme ] dorëzojë çdo copëz provash që ata kanë mbi marrëdhëniet e korruptuara të biznesit të familjes së krimit Biden”, pretendoi Trump.  

Trump është kryesuesi në garën për të qenë kandidati republikan për president në vitin 2024.  

donald trump

Sondazh

Poll