Bota

Rusia 'shënjestron' me raketa verilindjen e Ukrainës, vriten 2 persona, plagosen 20 të tjerë në Sumy

Sulmi ndodhi në një institucion arsimor në Sumy, duke shkatërruar dhe dëmtuar katër nga ndërtesat e tij si dhe konviktet dhe ndërtesat e tjera shumëkatëshe.

30 Korrik 2023, 15:13 Nga a.l
Rusia 'shënjestron' me raketa verilindjen e Ukrainës, vriten
Sulmi në Sumy

UKRAINË- Dy persona mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur, nga sulmi me raketa ruse mbëmjen e djeshme në Sumy.

Sulmi ndodhi në një institucion arsimor në Sumy, duke shkatërruar dhe dëmtuar katër nga ndërtesat e tij si dhe konviktet dhe ndërtesat e tjera shumëkatëshe.

Sipas raportit, pastrimi i mbeturinave dhe evakuimi i banorëve po vazhdon. Sumy Oblast ndodhet në kufirin verilindor të Ukrainës me Rusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai ka qenë objektiv i bombardimeve dhe sulmeve të përditshme ruse nga përtej kufirit që kur pjesë të rajonit u çliruan nga trupat ruse në fillim të prillit 2022. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll