Bota

Papa Françesku thirrje Rusisë: Rikthe marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

Marrëveshja i lejonte Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj detare pavarësisht luftës, por Rusia tani është tërhequr pasi tha se kushtet e saj nuk ishin përmbushur. 

30 Korrik 2023, 13:59 Nga a.l
Papa Françesku thirrje Rusisë: Rikthe marrëveshjen e grurit
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku i ka bërë thirrje Rusisë që të rikthejë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe gruri të transportohet në mënyrë të sigurt”, tha Françesku gjatë mesazhit të tij Angelus sot.

Udhëheqësit afrikanë i kërkuan gjithashtu Vladimir Putinit të rivendoste marrëveshjen e grurit në një samit gjatë fundjavës.

Marrëveshja i lejonte Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj detare pavarësisht luftës, por Rusia tani është tërhequr pasi tha se kushtet e saj nuk ishin përmbushur. 

papa francesku

Sondazh

Poll