Bota

Akuzat e Rusisë për dronin në Moskë/ Reagon Ukraina: Morën atë që meritonin

Forcat ajrore ukrainase raportuan se kishin shkatërruar katër dronë rusë mbi rajonet Kherson dhe Dnipropetrovsk të vendit.

30 Korrik 2023, 13:53 Nga a.l
Akuzat e Rusisë për dronin në Moskë/ Reagon Ukraina:
Sulmi me dron

UKRAINË- Një zëdhënës i forcave ajrore ukrainase hodhi poshtë akuzat e Rusisë për sulmin me dronë në Moskë, ndërsa tha se populli rus po sheh pasojat e luftës në Ukrainë.

"Të gjithë njerëzit që mendojnë se lufta 'nuk i shqetëson ata', tashmë po i prek ata. Nuk ka më diskutim për paqen apo qetësinë në brendësinë ruse. Ata morën atë që donin," u tha gazetarëve zëdhënësi Yurii Ihnat.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se kishin shkatërruar katër dronë rusë mbi rajonet Kherson dhe Dnipropetrovsk të vendit, shkruajnë mediat e huaja. Informacioni mbi sulmet nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll