Bota

Putin premton 30 anije të reja në paradën e Ditës së Marinës në Shën Petersburg

Putin, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreu i marinës ruse, Nikolai Yevmenov, inspektuan disa nga anijet në lumin Neva. 45 anije të ndryshme dhe nëndetëse morën pjesë në ngjarjen vjetore të Ditës së Marinës. 

30 Korrik 2023, 13:32 Nga a.l

 

Putin premton 30 anije të reja në paradën e Ditës së
Paradë në Shën Petersburg

 

RUSI- Presidenti Vladimir Putin i premtoi marinës ruse 30 anije të reja këtë vit, gjatë një fjalimi në paradën e Ditës së Marinë në Shën Petersburg mëngjesin e kësaj të diele, shkruajnë mediat e huaja. 

“Sot, Rusia po zbaton me besim detyrat në shkallë të gjerë të politikës sonë kombëtare detare dhe po ndërton vazhdimisht forcën e marinës sonë. Vetëm këtë vit flotës i shtohen 30 anije të klasave të ndryshme”, tha Putin.

Putin premton 30 anije të reja në paradën e Ditës së
Foto nga parada

Putin, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreu i marinës ruse, Nikolai Yevmenov, inspektuan disa nga anijet në lumin Neva. 45 anije të ndryshme dhe nëndetëse morën pjesë në ngjarjen vjetore të Ditës së Marinës. 

vladimir putin rusi

Sondazh

Poll