Aktualitet

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Fier, autori shpallet në kërkim

Mësohet se një 30-vjeçar me iniciale L.N ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin me iniciale O.B.

30 Korrik 2023, 07:18 Nga I.A
EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në orët e para të
Foto ilustruese

FIER- Një plagosje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fier. Mësohet se një 30-vjeçar me iniciale Ledion Nebiu ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin me iniciale Orges Buzi. I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori i ngjarjes është shpallur në kërkim.    

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne fier ledion nebiu orges buzi

Sondazh

Poll