Aktualitet

Burri vrau gruan, flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Vajzën e kishte hedhur nga veranda, më parë ka tentuar ta mbysë

Po ashtu ai ka deklaruar se një moment, bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli tentoi që ta mbyste.

30 Korrik 2023, 07:39 Nga I.A
Burri vrau gruan, flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Vajzën e
Avzi Ferati

MALIQ- Babai i Luiza Mullallit, 46-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e kaluar në Maliq, Avzi Ferati ka deklaruar se vajza kishte urdhër mbrojtje nga partneri i saj. Duke folur për mediat, pas ngjarjes së rëndë Ferati u shpreh se ata ishin në proces divorci, pasi Luiza dhunohej nga bashkëshorti i saj. Po ashtu ai ka deklaruar se një moment, bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli tentoi që ta mbyste.

"Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda. Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart. Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar. Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tha babai i 46-vjeçares.

luiza mullalli gjergji mullalli avzi ferati burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll