Aktualitet

Masakra në Korçë/ Vrau gruan dhe e hodhi në gropë, policia nxjerr emrin e autorit, ngrihen pika kontrolli për kapjen e tij

Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

29 Korrik 2023, 21:35 Nga m.s
Masakra në Korçë/ Vrau gruan dhe e hodhi në gropë,
foto ilustruese

Lidhur me ngjarjen e rëndë shënuar në fshatin Zëmblak të Korçës, policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit Gjergji Mullalli. Ai i mori jetën bashkëshortes së tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli. Pas vrasjes, autori ka hedhur trupin e saj në një gropë septike që ndodhej pranë banesës. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

vrasje maliq burri vret gruan

Sondazh

Poll