Aktualitet

Maliq/ Burri në proces divorci vret gruan, hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

Burimet bëjnë me dije se çifti ka qenë në proces divorci. Pas krimit të rëndë, burri ka hedhur trupin e gruas në gropën e ujërave të zeza.

29 Korrik 2023, 21:29 Nga m.s
Maliq/ Burri në proces divorci vret gruan, hedh trupin në gropën
foto ilustruese

Një ngjarje makabre ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak, ku burri ka vrarë gruan. Burimet bëjnë me dije se çifti ka qenë në proces divorci. Pas krimit të rëndë, burri ka hedhur trupin e gruas në gropën e ujërave të zeza.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

maliq burri vrau gruan

Sondazh

Poll