Aktualitet

Kompania koncesionare në Portin e Durrësit akuza Autoritetit Portual: Na pezulluan aktivitetin pa asnjë paralajmërim, ndërhynë me forca policore

Kompania koncesionare EMS e cila ka për 35 vjet terminalin lindor në portin e Durrësit, ka deklaruar se në mënyrë arbitrare Autoriteti Portual i Durrësit ka ndërhyrë me forca policie dhe mjete, duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar.

29 Korrik 2023, 16:46 Nga m.s
Kompania koncesionare në Portin e Durrësit akuza Autoritetit Portual:
Florian Cimo

DURRËS- Kompania koncesionare EMS e cila ka për 35 vjet terminalin lindor në portin e Durrësit, ka deklaruar se në mënyrë arbitrare Autoriteti Portual i Durrësit ka ndërhyrë me forca policie dhe mjete, duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar. Bëhet fjalë për bllokimin e hyrjeve dhe daljeve të automjeteve, zyrat dhe peshoren e mjeteve, kjo pa një paralajmërim.

Përfaqësuesi i EMS, Florian Cimo tha se nuk e dinë arsyen e këtij zaptimi, ndërsa po u shkaktohet dëm ekonomik në aktivitetin tregtar për kompanitë importuese dhe eksportuese. 

 “Anijet presin të ngarkohen dhe shkarkohen. Nuk e dimë cili është qëllimi i zaptimit të sipërfaqeve të kalatës lindore dhe pezullimi i aktivitetit…”

Kjo sipërfaqe e portit është pjesë e projektit të Alabbar. 

kompania koncesionare ems porti i durresit

Sondazh

Poll