Bota

Përmbytet varka në Itali/ 12 trupa të pajetë në fund të detit, mes tyre nëna e foshnja gjenden të përqafuar

16 Tetor 2019, 16:35 Nga DOSJA
Përmbytet varka në Itali/ 12 trupa të pajetë në fund

ITALI- Policia bregdetare e Italisë ka gjetë 12 trupa të pajetë në det, rreth 6 milje larg Lampeduzës në Itali. Mes të mbyturve është gjetur edhe një foshnje e përqafuar me nënën e saj. Nuk përjashtohet fakti që mes viktimave të ketë edhe persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur ende.

Barka e përmbytur është gjetur në një thellësi prej 60 metrash. Për nxjerrjen nga uji të të gjithë trupave, një pjesë e së cilëve kanë pësuar edhe dëmtime të dukshme, do të duhen disa ditë, por prej ditës së nesërme polumbarët do të shtohen në numër për të përmbyllur këtë proces sa më parë. Rojet bregdetare nuk hoqën dorë kurrë nga kërkimi i kufomave, pavarësisht se gjatë ditëve të para pas fundosjes, kushtet e motit ishin të ndalueshme. Sapo deti e lejoi, zhytësit u kthyen përsëri në ujë dhe këtë mëngjes ata arritën të lokalizojnë rrënojat. “Ne besuam deri në fund”, thotë zëvendësprokurori i Agrigento Salvatore Vella i cili koordinon hetimet.

La Repubblica shkruan se barka është përmbytur në orët e para të 7 tetorit. Fillimisht është dhënë alarmi dhe kërkesa për ndihmë, por më pas disa nga udhëtarët kanë nisur të acarohen, pasi ndihma po vonohej. Kjo ka shkaktuar përmbytjen e barkës, e cila ishte edhe pa karburant. Deri më tani janë nxjerrë nga uji 12 trupa, të gjitha të grave dhe vajzave të reja. Mes tyre ishte edhe një vogëlushe 12 vjeçare. Sipas mediave italiane, kjo fatkeqësi do të kujtohet si “masakra e grave”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 12 trupa te pajete permbytet varka ne itali 12 trupa te pajete permbytet varka ne itali

Sondazh

Poll