Politike

Shkarkoi nga detyra Gjiknurin për shkak të inceneratorëve? Rama: Ai e bëri mirë punën e tij, por....

Rama i cilësoi spekulime aludimet se Gjiknuri ishte shkarkuar se i kishte dalë emri në dosjen e inceneratorëve.

29 Korrik 2023, 13:45 Nga A.B
Shkarkoi nga detyra Gjiknurin për shkak të inceneratorëve? Rama:
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama komentoi vendimi për të shkarkuar nga detyra ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Ai u shpreh për mediat se socialisti e kishte bërë shumë mirë punën e tij. Rama i cilësoi spekulime aludimet se Gjiknuri ishte shkarkuar se i kishte dalë emri në dosjen e inceneratorëve.

“Po të nisemi me vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujto do qoftë në një proces analize, qoftë edhe hetimore, atëherë se di se kush ngelet në këtë vend pa u bërë pis. Po ju them se raportin tonë me drejtësinë e kam bërë të qartë, dhe në Asamble, lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë aspak me atë që është spekuluar. Damiani e ka bërë punën mirë. Kam besuar dhe besoj gjithmonë se para të vënë në pozitë të tjerët, për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. Ndaj është PS këtu prej 10 vitesh. Jam edukuar me idenë se çdo ditë duhet të kërceja më lartë. Kjo është arsyeja. Të gjitha të tjerat janë spekulime. Raporti me drejtësinë i kësaj qeverie është i qartë.”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll