Politike

Këshilli i anuloi, grupi i Bashës mban sot zgjedhjet për kreun e PD së vulës

Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. 

29 Korrik 2023, 07:37 Nga A.B
Këshilli i anuloi, grupi i Bashës mban sot zgjedhjet për kreun e
Lulzim Basha dhe Gjergj Hani

TIRANË- Edhe pse grupi i Gazment Bardhit po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, sot grupi i Lulzim Bashës mban zgjedhjet për kreun e ri të partisë. 

Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. 

71 qendra votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.

Një ditë më parë grupi i vulës së Bardhit e çuan në Gjykatë çështjen duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, përfshirë kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD në regjistrin e partive politike.

/Dosja.al

zgjedhjet per kryetarin e pd lulzim basha

Sondazh

Poll