Politike

Mbledhja dy ditore e Qeverisë, Rama: Riorganizim i gjithë procesit qeverisës, sesionin e ri e nismin me impuls të ri

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës, i cili sipas tij do të jetë i gjerë.

29 Korrik 2023, 13:31 Nga A.B
Mbledhja dy ditore e Qeverisë, Rama: Riorganizim i gjithë procesit
Edi Rama

TEPELENË-Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore me kabinetin qeveritar në Tepelenë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës, i cili sipas tij do të jetë i gjerë. Sipas tij, do krijohet një kanal i ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike apo organizatat ndërkombëtare.

“Po them disa fjalë lidhur me këtë mbledhje maratonë të zgjeruar të qeverisë, ku siç kemi bërë, por në një format tjetër, edhe në të shkuarën, në fund të një sesioni, në përgatitje të një sesioni tjetër, kemi diskutuar dhe kemi folur shumë hapur mbi problematikat.

Ishim shumë të hapur mbi problekmatikat është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik. Është diksutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë. Besoj se kemi arritur disa rezultate dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Duke forcuar rolin edhe të zv. ministrave por edhe duke përfshirë në vendimmarrje edhe të tjerë. Do krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase e të huaj me botën akademike me organizata ndërkombëtare por edhe individë që kanë cfarë të mundësojnë'

edi rama

Sondazh

Poll