Politike

“Shqipëria jo mikpritëse për biznes”/ Bilali kritika Jaços: S'je objektiv! Amerikanët trefishuan investimet në vend

Bilali thotë se Jaço është kontradiktor në qëndrimet e tij në raport me investimet amerikane në vend, pasi njëherë ka deklaruar se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar dhe më pas thotë se investuesit amerikanë janë hasur me problematika.

29 Korrik 2023, 10:45 Nga A.B
“Shqipëria jo mikpritëse për biznes”/ Bilali kritika
Edona Bilali dhe Eno Jaçe

TIRANË- Me kritika e ka pritur deklararëtn e drejtorit të mCham Eno Jaços, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali. Ajo i ka dalë kundër deklaratës se në vendin tonë është problem klima jo miqësore e biznesit. 

Përmes një reagimi, Bilali thotë se Jaço është kontradiktor në qëndrimet e tij në raport me investimet amerikane në vend, pasi njëherë ka deklaruar se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar dhe më pas thotë se investuesit amerikanë janë hasur me problematika. Më tej, ministrja thotë se nuk ka hasur asnjë rast pakënaqësie nga investimet e huaja në Shqipëri, por përkundrazi, ka marrë reagime pozitive për mikpritjen në Shqipëri.

Postimi i Edona Bilalit: 

Drejtuesi i AmCham para 4 ditesh (vetem pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kenaqur qe jane 3 fishuar investimet amerikane ne vend. 3 dite me vone, pas publikimit raportit te Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet qe problem eshte klima jo miqesore e biznesit. Pyetja qe te vjen menjehere ne mendje eshte, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet te kontribuoje ne leximin objektiv te aktualitetit ne terren) faktin se amerikanet investuan 3 here me shume ne Shqiperi per 4 vitet e fundit, nderkohe qe nje seri investimesh te tjera te medha amerikane jane ne proces pergatitjeje?!

Askush nuk i mohon keto probleme, po qyshse jam ne kete detyre as e kam hasur dhe as kam degjuar per ndonje kompani amerikane apo europiane, qe e ka penguar klima e biznesit ne Shqiperi te investoje! Madje perkundrazi, kam pasur vetem reagime shume pozitive prej tyre per mikpritjen dhe trajtimin ne Shqiperi. Njejte kam degjuar edhe nga koleget e mi!

Sa gjynah kur bashkeqytetare tanet, aq me teper ne funksione te tilla ndikojne per keq, pa asnje fakt apo shifer, ne ushqimin e perceptimeve te deformuara prej vitesh qofte tek opinioni publik, qofte tek miqte dhe partneret e huaj!

Por shyqyr ne fund mbetet si gjithnje puna me faktet e punes, per te cilat flet sot edhe Shqiperia turistike, me te dhenat e saj mbreselenese!”

Një ditë më parë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve. Edhe pse tha se Shqipëria ka potenciale për investime të huaja përsëri ka pengesa për progresin e premtuar, sipas tij, raporti konfirmon shqetësimet që ka pasur edhe më herët komuniteti i biznesit në vend./Dosja.al

edona bilali enio jaço

Sondazh

Poll