Arrestimet e SPAK, ndërpritet për 2 orë seanca për Gjokën dhe 5 të arrestuarit e tjerë
Te ndaluarit TIRANË- Është ndërprerë për dy orë seanca në GJKKO për të arrestuarit nga aksioni i SPAK. Av...
Ish-efektivi i policisë, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.
TIRANË- Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.
Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shënjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.
Një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.
Atentati dështoi në rrethana të paqartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.
Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb.
Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë./Dosja.al
Te ndaluarit TIRANË- Është ndërprerë për dy orë seanca në GJKKO për të arrestuarit nga aksioni i SPAK. Av...
Banesa TIRANË- Një 45-vjeçar me inicialet A. G. është arrestuar në Tiranë ditën e sotme dhe është ...
Foto ilustruese POGRADEC-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një kamion ka dalë nga rruga. Për paso...
Asgjesimi KRUJË- Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Si rezu...
Dy gazetaret EKUADOR- Boscán, bashkëthemelues i La Posta, dhe Velásquez, gruaja e tij dhe një gazetare, u larguan nga ven...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 12-20 gradë, temp...
Ashtu siç paralajmëroi edhe më parë qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet...
Zjarrvenia DURRËS- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje dhe Durrës, pasi dyshohet se janë autor të 3 z...
Tibo TIRANË- Shoqëria Tibo ka përgënjështruar lajmin e publikuar në mediat shqiptare se kjo platformë ësht&eum...
Foto ilustruese VLORË- 5 turistë janë shpëtuar ditën e sotme në Karaburun të Vlorës. Mësohet se keta pers...