Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Për pasojë është plagosur shoferi dhe një 26-vjeçar, që ishte pasagjer.

29 Korrik 2023, 09:15 Nga A.B
Aksident në Pogradec, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Foto ilustruese

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një kamion ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur shoferi dhe një 26-vjeçar, që ishte pasagjer. Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll