Bota

Reporterët pa Kufij: Qeveria Kurti po e shtyn Klan Kosovën drejt mbylljes, ky vendim duhet të tërhiqet

Reporterët pa Kufij kanë thënë se me një vendim të tillë po kërcenohen rëndë pluralizmi i informacionit.

28 Korrik 2023, 20:24 Nga I.A
Reporterët pa Kufij: Qeveria Kurti po e shtyn Klan Kosovën drejt
Klan Kosova

FRANCË- Një prej organizatave më të mëdha për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së medias Klan Kosova. Reporterët pa Kufij kanë thënë se me një vendim të tillë po kërcenohen rëndë pluralizmi i informacionit.

Sipas kësaj organizate, duke pezulluar certifikatën e Klan Kosova, Qeveria e Kurtit po e shtyn televizionin drejt mbylljes dhe kanë bërë thirrje që vendimi të rrezohet.

“Kosovë: pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës nga media më e madhe private në vend, Klan Kosova! Duke e lënë në fuqi pezullimin e certifikatës së saj të biznesit, qeveria e Albin Kurtit po e shtyn atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të tërhiqet”, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.

reporterët pa kufij mbyllet klan kosova

Sondazh

Poll