Bota

VIDEO- Arkeologët zbulojnë anijen romake 2000-vjeçare të mbytur pranë Italisë

28 Korrik 2023, 20:11 Nga f.i
VIDEO- Arkeologët zbulojnë anijen romake 2000-vjeçare të
pamje nga vendngjarja

ITALI- Arkeologët kanë zbuluar një anije romake që daton prej shekullit të parë ose të dytë para Krishtit në fund të detit Mesdhe, raporton Protothema.

Anija, e cila ishte e ngarkuar me qindra enë qelqi, u gjet në një thellësi prej rreth 160 metrash pranë Civitavecchia, një qytet port italian rreth 80 kilometra nga Roma. 

Sipas The Guardian, zbulimi u bë nga arkeologë të ekipit italian të mbrojtjes së trashëgimisë dhe zhytës nga autoriteti kombëtar mbikëqyrës për trashëgiminë kulturore nënujore, një institucion që mbron dhe rregullon vendet e trashëgimisë kulturore nënujore.

Në vitin 2021, brenda pak javësh, arkeologët sicilianë zbuluan dy anije të lashta romake – njëra në brigjet e Palermos dhe tjetra pranë ishullit Ustica. Të dyja anijet mbanin sasi të mëdha enë qelqi vere.

itali zbulohet anija

Sondazh

Poll