Bota

Akuzat shtohen, Trump: Edhe nëse dënohem do e vazhdoj fushatën zgjedhore

28 Korrik 2023, 19:34 Nga f.i
Akuzat shtohen, Trump: Edhe nëse dënohem do e vazhdoj fushatën
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pavarësisht ndjekjeve penale kundër tij nga sistemi i drejtësisë federale, tha sot se edhe nëse dënohet nuk do ta ndalojë fushatën e tij zgjedhore në betejën e tij për zgjedhjet presidenciale, raporton Protothema.

Kur u pyet nga drejtuesi i radios John Fredericks, nëse ai do t'i jepte fund fushatës së tij nëse dënohej, Trump u përgjigj "absolutisht jo".

"Nuk thuhet askund në Kushtetutë që diçka e tillë mund të më pengojë nga fushata,"- tha ish-presidenti amerikan.

Një ditë më parë avokatët e Trump u informuan se ish-presidenti amerikan do të paditet bazuar në hetimin federal për përpjekjen për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gjithashtu ish-presidenti 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

donald trump

Sondazh

Poll