Zbardhet dokumenti final për Kryeministrat e BE: Vendimi për Shqipërinë shtyhet për në 2020
16 Tetor 2019, 11:49Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur raportin final që ditën e nesërme do t’u dorëzohet kryeministrave të BE-së, pas mbledhjes vendimtare për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në dokument thuhet mjaft qartë se për Shqipërinë marrja e vednimit do të shtyhet për në 6 mujorin e parë të vitit 2020, ndërsa për Maqedoninë e Veriut ndodh e kundërta. Maqedonia e Veriut do të marrë nesër dritën jeshile për hapjen e negociatave dhe për nisjen e priocedurave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR,”– shkruhet në dokument.
Më pas në document renditen edhe njëherë kushtet që duhet të plotrësojë Shqipëria përpara hapjes së negociatave.
“Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:
Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut. Fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral. Sigurimin e funksionimit të SPAK.
Forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta
Miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Partitë opozitare duhet të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformave të BE-së dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik,”– shkruhet më tej në draft.
Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Edi Rama u nis bashkë me Zoran Zaev drejt Brukselit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pas arrestimit të Tesilvan Bashos, Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka dhënë detaje. Ka qenë zëvendës drejtoresha e Policis...
Aktualitet16 Tetor 2019, 11:00
TIRANË- Vëmendja e policisë në autostrada është shumë e lartë, kjo pasi shoferët shpesh herë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin të gjitha rregullat e qarku...
Kosovë- E dhimbshme, një vajzë e vogël Yllka bën piktura, i shet ato, për të blerë ilaçet e saj. Yllka vuan nga një sëmundje e rëndë, Fibroza Cistike, e...
KORCE- Pas publikimit të rrjetit të prostitucionit në Korçë në emisionin “Stop”, policia ka nisur arrestimet. Mësohet se në prangat e policisë së Kor&cc...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe nëntë protestuesit që u arrestuan pas protestët së Unazës së Re që u zhvillua mbrëmjen e 13 te...
Tiranë- Nis shembja e ndërtesave në Shkozë. Një prej familjeve është duke bërë rezistencë pasi është ngujuar brenda në banesë dhe kundërshton shembjen e saj.Der...
Aktualitet16 Tetor 2019, 09:53
Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të...
DURRËS- Partia Demokratike në Durrës denoncon se është qëlluar me armë zjarri Drejtori i Përgjithshëm i Hekuradhave, Ani Dyrmishi. Ferdinand Xhaferri, krye...