Art&Argëtim

Shkenctarët krijojnë vodkën atomike nga zona radio aktive e Çernobilit, ajo kalon testet e sigurisë shëndetësore

16 Tetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
Shkenctarët krijojnë vodkën atomike nga zona radio aktive e

ÇERNOBILVodka atomike, është lënda e parë organike , e dalë nga zona radioaktive e Çernobilit, që pas shpërthimit katastrofik  nuklear të bërë vite më parë.

Kur një markë e re e vodkës del në treg, zakonisht prodhuesit promovojnë natyrën e pacënuar të përbërësve të saj: kokrra të cilësisë më të lartë, ujë të burimeve malore të pasura me minerale, proçesin e hollësishëm të distilimit dhe filtrimit.

Por për markën e re të vodkës atomike,  ekipi i saj i prodhuesve thekson se kjo është “vodka” e parë artizane që buron nga një vend ku ka ndodhur një katastrofë bërthamore.

Vodka atomike, është edhe produkti i parë që del nga Çernobili i Ukrainës, i cili pësoi një tragjedi nukleare në vitin çdo lëndë organike në zonë.

Vodka, u krijua pas shumë viteve studimi të bëra në zonë, duke ndjekur gjithashtu dhe rimëkëbjen e paktë të tokës së shkatërruar.

Sipas ekipit të shkencëtarëve, që krijuan vodkën atomike, ajo është e sigurt për t’u konsumuar dhe i ka kaluar të tëra testet e sigurisë shëndetësore.

Profesori Jim Smith, i universitetit të Portsmouth në Angli, i cili ka qënë dhe drejtuesi i ekipit të shkencëtarëve, ka thënë se vodka atomike, do të shërbejë dhe si ndihmesë në ekonominë e vendeve përreth Çernobilit, të cilat që pas shpërthimit nuklear, kanë pësuar një rënie të ndjeshme.

Burimi: Themindunleashed

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cernobili vodka atomike cernobili vodka atomike

Sondazh

Poll