Art&Argëtim

Pas largimit të bujshëm nga ‘Portokallia’, Olsi Bylyku flet për një rikthim: Jam konfuz por…

16 Tetor 2019, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË- Olsi Bylyku është një prej aktorëve të humorit më të pëlqyer për publikun shqiptar. Ai ka pak kohë që është bërë i njohur, por ka arritur sukses në pak vite, gjatë eksperiencës së tij në “Portokalli”, “Be Coffe” e së  fundmi ai është në emisionin më të ri të humorit, “Klanifornia”.

I ftuar ditën e sotme në  në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Olsi ka folur për eksperiencën e tij në Portokalli, dhe i pyetur nga  dy moderatorët nëse e mendon një rikthim Olsi ka thënë jo.

 “Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri këtu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë.” është shprehur Olsi.

Ky është viti i tretë që e shohim Olsin në emisione humori, si fillim në Portokalli, më pas mes një bashkëpunimi me Bes Kallakun dhe Erin Isain në Be Coffe, e tashmë ai është një  prej aktorëve më të dashur të Klanifornias.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz olsi bylyku olsi bylyku

Sondazh

Poll